Hapi i parë që duhet të bësh është të kontrollosh për një email nga Airbnb me informacione specifike për llogarinë tënde si pritës. Nëse ke marrë një shlyerje pagese shtesë, emaili do të përfshijë shumën e mbipaguar.
Nuk duhet të bësh asgjë. Shuma e mbipaguar do të zbritet automatikisht nga çdo shlyerje e ardhshme pagese.
Kontrollo për çdo shlyerje pagese te Të paguara te Fitimet. Në varësi të kohës së përpunimit për mënyrën e shlyerjes së pagesës që po përdor, ki parasysh se ndonjëherë shlyerjet e pagesave mbërrijnë te ti në një datë të ndryshme nga data e shfaqur te Fitimet, e cila është koha kur kemi dërguar shlyerjen e pagesës.
Shko te Fitimet e tua dhe më pas te Të paguara. Është e mundur që të kesh marrë 2 ose më shumë shlyerje pagesash për të njëjtën arsye, të cilat mund të jenë dërguar disa ditë larg njëra-tjetrës.
Edhe pse shlyerjet e pagesave janë për të njëjtën arsye, ato mund të jenë për shuma paksa të ndryshme. Për shembull:
Kur bëjmë një zbritje për të rimarrë shumën e mbipaguar, ti do të mbash shlyerjen e pagesës më të fundit dhe ne do të zbresim automatikisht shumën e mbipaguar për çdo shlyerje pagese tjetër që kemi dërguar për të njëjtën arsye, ato që janë dërguar më parë.
Për të gjetur zbritjen, kërko për një zë tjetër te Fitimet e tua me të njëjtin kod arsyeje si shlyerja e pagesës së dërguar disa herë, me përjashtim se kësaj here, shuma e dërguar do të jetë negative për të pasqyruar një zbritje.
Zbritjet do të shfaqen te Të ardhshme nëse nuk janë bërë ende dhe do të shfaqen te Të paguara nëse rregullimi është bërë tashmë.
Zbritjet për shlyerjet shtesë të pagesave do të listohen si zhdëmtime të çështjes te Fitimet e tua. Ja se çfarë duhet të dish:
Nëse aktualisht nuk pret shlyerje pagesash të ardhshme, nuk ka problem. Zbritja do të bëhet automatikisht sa herë që të planifikohet shlyerja tjetër e pagesës, edhe nëse nuk është e afërt në kohë.
Kjo ndodhi për shkak të një gabimi në përpunimin e pagesës, të cilin tashmë e kemi zgjidhur.