Sugjerimet do të shfaqen pasi të kesh shkruar të dhënat e kërkimit. Përdor shigjetat lart e poshtë për t'i shqyrtuar. Shtyp "enter" për të zgjedhur. Nëse përzgjedhja është një frazë, kjo frazë do të dërgohet për kërkim. Nëse sugjerimi është një link, shfletuesi do të shkojë në atë faqe.
Si të veproj • Pritës banesash

Shkarko fitimet

Dëshiron të kontrollosh fitimet e tua? Paneli i veprimeve të fitimit përmban një grafik interaktiv të performancës dhe shfaq:

  • Sa ke fituar në secilin nga 6 muajt e mëparshëm
  • Sa ke fituar deri më tani për këtë muaj
  • Sa parashikohet të fitosh në secilin nga pesë muajt e ardhshëm në bazë të prenotimeve të ardhshme

Ku mund t'i gjesh fitimet e tua

Për të gjetur performancën tënde, shko te Fitimet dhe zgjidh zgjeruesin në grafikun me kolona për t'i shfaqur fitimet e tua sipas muajve ose viteve dhe sipas listimeve. Përdor filtrin për të zgjedhur se cilin listim ose listime do të shfaqësh.

Mëso më shumë rreth Panelit të fitimeve dhe grafikut të performancës.

Raporti i fitimeve

Nëse dëshiron të kontrollosh fitimet e tua, Airbnb gjeneron automatikisht pasqyrat e tua mujore dhe vjetore. Mund të hysh në raporte që nga viti kur ke filluar të presësh vizitorë, të ndara sipas listimit dhe mënyrës së shlyerjes së pagesës dhe të shkarkosh ose të dërgosh me email çdo raport si PDF.

Çdo raport vë në dukje detajet e fitimeve për atë muaj ose vit, duke përfshirë:

  • Zbërthimin e fitimeve bruto, zhdëmtimet, tarifën e shërbimit të pritësit, çdo taksë të mbajtur në burim dhe pagesën totale neto
  • Statistikat e performancës, si netët e prenotuara dhe kohëzgjatja mesatare e qëndrimit
  • Fitimet sipas listimit dhe mënyrës së shlyerjes së pagesës
  • Fitimet për çdo muaj të vitit të zgjedhur (vetëm për raportet vjetore)

Për qasje të lehtë, ke mundësinë të marrësh raporte përmes emailit ose shkarko raporte në formatin PDF. 

Krijo një raport të personalizuar

Krijo një raport të personalizuar në desktop

  1. Kliko Sot > Menuja > Fitimet
  2. Te Raportet e fitimeve, kliko Shfaq të gjitha raportet
  3. Kliko Krijo raportin e personalizuar
  4. Zgjidh datat dhe listimet që do të përfshish
  5. Zgjidh Shkarko në PDF ose Dërgo me email për të marrë raportin


Eksporto fitimet në një fletë llogaritëse

Eksporto një skedar CSV të fitimeve në desktop

  1. Kliko Sot > Menuja > Fitimet
  2. Shko te Të ardhshme ose Të paguara
  3. Filtro listimet, mënyrat e shlyerjes së pagesës dhe intervalin e dëshiruar të datave
  4. Kliko Merr raportin
  5. Zgjidh Hap në pajisjen tënde ose Dërgoje raportin me email
  6. Konfiguro fushat e të dhënave
  7. Kliko Krijo raportin

Skedari CSV mund të hapet nga çdo program standard fletësh llogaritëse (si Microsoft Excel, Google Sheets ose Apple Numbers). Kjo fletë llogaritëse përfshin informacione shtesë, si fitimet e tua, tarifat e shërbimit të pritësit ose tarifën e pastrimit (nëse e cakton një të tillë), si dhe fitimet bruto dhe çdo taksë të mbajtur në burim për çdo fitim.

Shkarko fitimet në një skedar PDF:

Shkarko një skedar PDF të raportit të fitimeve në desktop

  1. Kliko Sot > Menuja > Fitimet
  2. Te Raportet e fitimeve, kliko Shfaq të gjitha raportet
  3. Kliko një raport mujor ose vjetor për ta hapur
  4. Kliko Merr raportin në PDF
  5. Shtyp Shkarko skedarin PDF ose Dërgo me email
  6. Shtyp Shkarko ose Dërgo

Këto raporte mund të gjenerohen automatikisht çdo muaj dhe çdo vit (kur janë të disponueshme).

A të erdhi në ndihmë ky artikull?

Artikuj të ngjashëm

  • Si të veproj • Pritës

    Gjej fitimet e tua me Airbnb për qëllime taksash

    Fitimet mund t'i kontrollosh në çdo moment nga llogaria e Airbnb. Transaksionet mund t'i filtrosh sipas mënyrës së shlyerjes së pagesës, listimit dhe datës.
  • Si të veproj • Pritës

    Gjej fitimet e tua

    Mund të kontrollosh statusin e fitimeve dhe të shqyrtosh informacionet e detajuara mbi fitimet e tua te paneli i veprimeve të fitimeve të tua.
  • Si të veproj • Pritës banesash

    Qasja te të dhënat e fitimeve

    Mund të përdorësh mjetet tona të pritjes profesionale të vizitorëve për të monitoruar të ardhurat, duke i ndarë ato në të ardhura mesatare dhe totale për natë.
Kërko ndihmë për rezervimet, llogarinë e më shumë.
Hyr ose regjistrohu