Aty ku është e disponueshme, opsioni i anulimit të zgjatur u mundëson vizitorëve të anulojnë rezervimin e banesës për një rimbursim të plotë deri në 24 orë para regjistrimit. Vizitorët paguajnë më shumë për rezervimin e tyre në Airbnb dhe ti do të paguhesh gjithsesi sipas rregullores së anulimit nëse vizitori anulon.
Shënim: Opsioni i anulimit të zgjatur është aktualisht i disponueshëm vetëm për pritësit dhe listimet që kualifikohen në Argjentinë, Kanada, Kili, Kolumbi, Irlandë, Holandë, Filipine, Poloni, Suedi, Turqi dhe Vietnam.
Shumica e listimeve me rregullore anulimi mesatare, të kufizuara, fikse ose strikte kualifikohen automatikisht për t'ua ofruar këtë alternativë vizitorëve. Nëse listimi yt ka një rregullore tjetër ose nuk kualifikohesh, nuk do ta kesh këtë alternativë.
Nëse nuk dëshiron të kesh një alternativë anulimi të zgjatur për vizitorët, mund të tërhiqesh në çdo kohë.
Nëse një vizitor ka zgjedhur opsionin e anulimit të zgjatur dhe anulon rezervimin për çfarëdo arsye para ose pas regjistrimit:
Nëse një pritës anulon një rezervim ku një vizitor ka zgjedhur opsionin e anulimit të zgjatur:
Ka dy mënyra për të identifikuar prenotimet e bëra me opsionin e anulimit të zgjatur:
Në rastin e rrallë që zbatohet Rregullorja e ngjarjeve shqetësuese madhore, vizitorët kanë të drejtë për rimbursim, kredit udhëtimi ose kompensim tjetër kur anulojnë një rezervim, pavarësisht nga rregullorja e anulimit. Në raste të tilla, pritësit nuk do të marrin një shlyerje pagese, edhe nëse vizitori ka zgjedhur anulimin e zgjatur.