Sugjerimet do të shfaqen pasi të kesh shkruar të dhënat e kërkimit. Përdor shigjetat lart e poshtë për t'i shqyrtuar. Shtyp "enter" për të zgjedhur. Nëse përzgjedhja është një frazë, kjo frazë do të dërgohet për kërkim. Nëse sugjerimi është një link, shfletuesi do të shkojë në atë faqe.
Kontrollo nëse statusi pranë mënyrës së shlyerjes së pagesës është ai standard, në pritje, gabim ose nuk ka status të listuar (që do të thotë se është verifikuar, por nuk është mënyra jote standarde e shlyerjes së pagesës).
Zhdëmtimi është një shumë parash që një pritës duhet të shlyejë si rezultat i një anulimi, ndryshimi të një rezervimi ose shkeljes së Rregullores së rimbursimit të vizitorit.
Një mënyrë e shlyerjes së pagesës që ka qenë e disponueshme më parë, mund të mos mundësohet më për shkak të ndryshimit të ligjeve ose rregulloreve lokale për vendin ose rajonin tënd.
Pritësit në Afrikën e Jugut duhet të plotësojnë një formular vjetor të Bidvest për të marrë shlyerjet e pagesave të Airbnb në Randin e Afrikës së Jugut (ZAR) dhe për të shmangur tarifat shtesë.
Është përparësia jonë të sigurohemi që të paguhesh dhe në disa raste mund të të kërkojmë të bësh përditësimet e nevojshme për informacionin e shlyerjes së pagesës brenda një afati të caktuar kohor.
Koha e shlyerjes së pagesës varet nga lloji i rezervimit, kohëzgjatja e qëndrimit të klientit për një rezervim banese, orari i shlyerjes së pagesës dhe më shumë.
Shlyerja e pagesës që merr për qëndrimin e një vizitori është çmimi yt për natë plus tarifat e tua të mundshme shtesë (si tarifa e pastrimit), minus tarifën e shërbimit të pritësit.
Airbnb mund të jetë duke mbajtur taksa, sepse nuk e ke dorëzuar informacionin tënd si taksapagues. Zbulo se çfarë tjetër mund ta mbajë pezull shlyerjen e pagesës tënde.
Airbnb mund të jetë duke mbajtur taksa, sepse nuk e ke dorëzuar informacionin tënd si taksapagues. Zbulo se çfarë tjetër mund ta mbajë pezull shlyerjen e pagesës sate.
Do të duhet ta anulosh propozimin dhe t'i dërgosh një tjetër nëse dëshiron të bësh një ndryshim në propozimin për shlyerjen e pagesës së bashkëpritësit para se ai ta konfirmojë.
Kur shuma e mundshme e fitimeve të pritësit është më e madhe se shuma e të gjitha shlyerjeve të pagesave të bashkëpritësit, fillimisht do të paguhen bashkëpritësit dhe pritësi do të marrë çfarëdo që të mbetet.
Pritësit që kanë zgjedhur programin e pritjes së vizitorëve nga banorët mund të ndajnë shlyerjet e pagesave me bashkëpritësit në SHBA, por ka kufizime. Shlyerjet e pagesave të bashkëpritësit nuk mundësohen për programin e pritjes së vizitorëve na banorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada.
Detajet dhe preferencat e shlyerjes së pagesës për banesat
Monedha me të cilën paguhesh bazohet në vendin dhe mënyrën që ke zgjedhur kur ke shtuar për herë të parë mënyrën e shlyerjes së pagesave. Mund të shtosh në çdo moment mënyra të tjera të shlyerjes së pagesës.
Tarifat e transaksioneve mund që të tarifon banka ose institucioni i shërbimit financiar, mund t'i reduktosh duke caktuar një shumë minimale për shlyerjen e pagesave.
Pas shtimit të një mënyre për shlyerjen e pagesës, duhet pak kohë për t'u verifikuar. Ndërsa është duke u verifikuar, statusi i saj shfaqet si në pritje. Koha e verifikimit varet nga mënyra e shlyerjes së pagesës.
Pasi mënyra e shlyerjes së pagesës që ke shtuar të jetë gati, mund t'i ndash shlyerjet e pagesave sipas listimit, përqindjes ose të dyjave, duke përdorur rregullat e kanalizimit të pagesave.
Nëse PayPal shfaqet si alternativë pagese për vendin që ke zgjedhur, do të mund ta lidhësh llogarinë ekzistuese të PayPal si mënyrë për shlyerjen e pagesës.
Nëse Payoneer shfaqet si alternativë pagimi për vendin që ke zgjedhur, do të mund ta lidhësh kartën tënde ekzistuese të Payoneer si mënyrë për shlyerjen e pagesës.
Nëse transferta elektronike ndërkombëtare bankare është e disponueshme për shtetin ose rajonin tënd, do të shfaqet si alternativë kur të shtosh një mënyrë të shlyerjes së pagesës.
Pagesa e shpejtë është një alternativë e shpejtë dhe fleksibël për të marrë fitimet e tua. Mund të vendosësh ta përdorësh ose jo në çdo moment, në varësi të nevojave të tua.
Pagesa në kartë është një alternativë e shpejtë dhe fleksibël për të marrë fitimet e tua. Mund të vendosësh ta përdorësh ose jo në çdo moment, në varësi të nevojave të tua.